Dikur shiste sanduiçë në shkollë, por tani 38-vjeçari ka një rrjet hotelesh

Screenshot_13-6.jpg

Një 38-vjeçar, i cili kur ishte në klasë të parë u shiste shokëve të shkollës sanduiçët që ia përgatiste nëna, tashmë është shef i rrjetit të hoteleve Boutique Ennismore.

Është fjala për Sharan Pasricha, i cili u rrit në Mumbai të Indisë. “Fillova të bëja para, prandaj vendosa të bashkëpunoja me nënën për të më përgatitur më shumë sanduiçe për drekë”, kujton tashmë ai.

“Ishte e mrekullueshme, derisa fillova të bëhesha i babëzitur dhe e dyfishova çmimin”, ka shtuar Sharan.

BBC shkruan se shija e tij e parë profesionale e sipërmarrjes erdhi në moshën 22-vjeçare. Në atë kohë ai bashkëthemeloi “Rush Media” në Mbretërinë e Bashkuar, një media studentore dhe agjenci marketingu që ai e krijoi pas largimit nga universiteti i Londrës.

Fryma e tij sipërmarrëse kapi vëmendjen e një zotërie në Nju Delhi, i cili e joshi Sharanin përsëri në atdheun e tij, për të marrë përsipër biznesin e tij të veshjeve prej lëkure.

“Ishte shumë e vështirë. Unë isha 25 vjeç, dhe isha duke organizuar një organizatë prej 300 personash në biznesin e prodhimit. Kështu, mësova shpejt për shitjet, financat, zinxhirin e furnizimit, kufijtë dhe aftësitë e njerëzve”, ka rrëfyer 38-vjeçari.

“Pas tre vjetësh, Sharan u largua nga puna për të studiuar për biznes në “London Business School”, ndërsa bënte një stazh në firma private. Kështu, ai morri nën udhëheqje rrjetin e hoteleve Ennismore, duke ua kthyer njerëzve vëmendjen në klasiken dhe të thjeshtën”, shkruan BBC.

Sharan pranon se puna ndonjëherë mund t’ia marrë mendtë, por ai ka filluar të delegojë detyrat, ashtu që të ketë më shumë kohë për të kaluar me familjen e tij që jeton në Londër. Por shpirti i tij prej biznesmeni të lindur e dërgon çdo herë drejt zgjidhjeve të duhura.

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303