fbpx

Disfata e Juves/Allegri: S’është ndonjë hata!

alegri.jpg

Juventusi nuk e ka kapërdirë dot disfatën në Kupën e Italisë. Humbja ndaj Atalantës dhe loja aspak e mirë e lojtarëve kanë sjellë kritika të shumta nga ana e tifozerisë.

Trajneri Allegri ka zgjedhur t’u përgjigjet akuzave, duke theksuar se kjo humbje është normale pas gjithë atij suksesi të një harku 1-vjeçar.

Nuk ekziston fjala krizë te Juventusi. Humbëm vetëm një ndeshje dhe në harkun e një viti edhe mund ta humbasësh një ndeshje. Chielini nuk ka asgjë të rëndë, në harkun e 10 apo 15 ditëve do të jetë gati. Sa i takon formacionit mund të them se do të luajë Kaseres me Ruganin, rikthehet Manxukiç dhe Pjaniç është gati. Të shohim Spinacolën, pasi ka shumë shanse që të luajë,” tha Allegri gjatë konferencës për shtyp./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303