Dita botërore e parandalimit të abuzimit ndaj fëmijëve, thirrja e Metës: Kuvendi të miratojë projektligjin për krimet seksuale

meta-7.jpg

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit me Fëmijët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se Shqipëria shfaq probleme në kapacitete për trajtimin më profesional të krimieve seksuale që ndodhin te fëmijët dhe adoleshentët.

Më tej ai i drejtohet Kuvendit me një thirrje që të miratojë sa më shpejt projektligjin”Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

Postimi i plotë i Metës:

Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi në kapacitete për trajtimin më profesional të krimeve seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët.  Shërbimet shoqërore për fëmijët viktima të dhunës seksuale, si në nivel kombëtar ashtu edhe vendor, janë larg standardeve ndërkombëtare të kërkuara. Në këtë kuadër, është urgjente të ndërmerren hapa konkrete për përmirësimin e menjëhershëm të politikave, në kuadrin ligjor, ndërgjegjësimit dhe të zbatohen modele të reja për mbrojtjen e fëmijëve.  E nxis Kuvendin të miratojë sa më shpejt projektligjin”Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë t’ju sigurojmë një fëmijëri të lumtur, të shëndetshme edhe të sigurt.  Nga cilësia e fëmijërisë së tyre varet shumë e ardhmja europiane e Atdheut tonë të përbashkët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303