TË FUNDIT

Dita e Dëshmorëve/ LSI sulmon ashpër Ramën

LSI vendosi që homazhet e saj t`i kryejë pikërisht te busti i Qemal Stafës, ku të pranishëm ishin shumë përfaqësues të kësaj partie, por ajo që u vu re ishte pikërisht mungesa e Kryemadhit.

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka mbajtur fjalën e tij përpara bustit, ku nuk u kursye të sulmojë ashpër kryeministrin

‘Sot është edhe një ditë mesazh pasi amaneti i gjakut është më i shenjtë për një popull aq më tepër në kontekstin e zhvillimeve ku gjendet Shqipëria sot përkundër hipokrizisë së një pushteti dhe të një kryeministri që jargavitet pas kufomave të luftës antifashiste dhe pas tyre që për turpin e tyre zgjodhën të bëhen me humbësit. Kjo hipokrizi shfaqet edhe sot duke i rivrarë të rënët në luftë me nderimin për pinjollët dhe bashkëpunëtorët e  fashizimit që prej Mid’hat Frashërit dhe gjithë të tjerëve. Prandaj është ditë amaneti për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”, tha Rama./real-news.tv

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/843795979309034/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat