Dita e Gënjeshtarëve, shkaktoi lindjen e lëvizjes Spiritualiste

Spiritualizmi, ishte një nga sistemet më të njohura të besimit në fund të viteve 1800. Shumë njerëz i besojnë ende ideve kryesore të kësaj lëvizje, si aftësia për të komunikuar me shpirtrat përmes zotërimit, mediumeve ose tabelave Ouija.

Besimi i tyre nuk është lëkundur, edhe pse njerëzit që e praktojnë ende, pranojnë shpesh se kanë mashtruar. Në vitin 1848, Megi Foks dhe motra e saj e vogël Keti donin të trembnin nënën e tyre. Ato do të trokisnin nëpër mure, për t’i treguar asaj se shtëpia ishte e përndjekur nga fantazmat.

Duke mbajtur duart mbi tavolinë, ato përdoën këmbët e tyre për të trokitur në dysheme. Për ta bindur se në shtëpi ndodhej një fantazmë, vajzat lidhën disa mollë me spango dhe pastaj i  hodhën nëpër shkallë. Më 31 mars, Megi dhe Keti, i thanë nënës së tyre se do të bisedonin me fantazmën.

Ajo duhej të ishte shakaja e fundit, dhe më pas ato do të zbulonin se gjithçka ishte një shaka më rastin e 1 Prillit. Nëna u habit se sa shumë fantazma dinte për të, dhe jetën e vajzave të saj. Kjo do të ishte shumë më pak mbresëlënëse, nëse ajo do ta dinte se ishin në fakt vajzat e saj, ato që i përgjigjeshin pyetjeve të saj.

Nëna shkoi në fshatin fqinj, duke i kërkoi të afërmve të saj të vinin në shtëpinë e saj për t’i bërë disa pyetje fantazmës. Nga frika se do të ishin në telashe, nëse pranonin se e gjitha ishte një shaka, motrat thjesht vazhduan truket e tyre. Gjatë javëve që pasuan, gjithnjë e më shumë fqinjë dhe të afërm erdhën në shtëpi, secili duke bërë pyetje të ngjashme. Brenda vitit, mediumet e ngjashme të supozuara u përhapën në mbarë SHBA-në. / bota.al