Ditë zie/ Zhvillohen homazhet për major Klodian Tanushin

Po zhvillohen momentalisht homazhet në nder të major Klodian Tanushit, i cili ra në krye të detyrës nga shpërthimi i një mine në Letoni.

Ceremonia po mbahet te Muzeu Historik Kombëtar, ku përveç familjarëve, të pranishëm janë Presidenti Meta, ushtarakë dhe përfaqësues të tjerë politik.

Ndërkohë, dita e sotme është shpallur ditë zie në nder të ushtarakut.

Bëhet me dije se trupi i tij do të pushojë te varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.

Trupi i pajetë i Klodian Tanushit mbërriti ditën e djeshme në atdhe, ku sot po zhvillohen edhe homazhet për të./real-news.tv