fbpx

Ditmir Bushati kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë? Përgjigjet Albin Kurti

Screenshot_1-3.jpg

I pyetur nëse do të jetë deputeti socialist, Ditmir Bushati, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, nëse kjo do të kalonte nga OJF në një parti politike, Albin Kurti u shpreh se do dëshironte të bashkëpunonte me të.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Para disa ditësh aludohej se kreu i VV në Tiranë në rast se ajo do të shndërrohej nga një  OJF do të jetë zoti Ditmir Bushati. Spekulim?

Albin Kurti: Unë nuk di që zoti Bushati, për të cilin kam shumë respekt është bërë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e Vetëvendosjes këtu në Shqipëri e ka autonominë e vet. Nuk ua kam zgjedhur unë as Enis Sulstarovën drejtor bordi, as drejtor organizate Bojken Abazin, as Hysamedin Ferrajn, Elvis Hoxhën e Orges Hazizajn e shumë të tjerë.

Gazetarja: Mund të jetë momentumi kur një lëvizje prej Kosove të ketë një lider prej Shqipërie apo e kundërta?

Albin Kurti: Nuk e dyshoj që mund të ketë qenë me qëllim të mirë, por i përket organizatës dhe aktivistëve këtu të vendosin  se si do të ecin tutje dhe me kënd. Unë besoj se më shumë është lajm interesant sesa studim analizë, apo informacion i ndokund.  

Gazetarja: Ju do të kishit dashur ta kishte Bushatin në Vetëvendosje?

Albin Kurti: Unë dëshiroj të bashkëpunoj me të, por se çfarë forme merr ajo nuk më përket mua.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303