TË FUNDIT

Djegia e makinës së avokatit, reagon Policia

Dy  makina janë djegur gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Një prej automjeteve ka qenë në pronësi të avokatit Loren Liço, por përdorej nga nëna e tij Arjana Liço e cila është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Ndërsa në një njoftim zyrtar Policia bën me dije se makina tjetër e parkuar afër saj ka pësuar dëmtime të vogla.

Informacion paraprak:

Më datë 06.10.2019, në bulevardin  “Bajram Curri”, është përfshirë nga flakët mjeti tip “Wolswagen Golf”, në pronësi të shtetasit L. L

Si pasojë ka pësuar dëmtime të vogla  edhe një mjet tjetër që kanë qenë i parkuar në anën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat