Djegia e Parlamentit, PD kundërshton hapur Ilir Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur në lidhje me ngjarjen më të komentuar të dy ditëve të fundit.

Ai i është referuar deklaratave të presidentit Meta, sidomos faktin se më 8 qershor do të digjej Parlamenti.

Bardhi tha se opozita nuk ka pasur asnjë qëllim protesta të dhunshme dhe më tej vijon se informacione të tjera do të dalin në dritë.

“Ajo që garantoj unë në emër të PD është që nuk ka patur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë asnjë jo përgatitje, por tentativë apo mendim për të djegur apo dhunuar institucione, përfshirë edhe Kuvendin.

Përsa kohë unë nuk do të jetë lënduar një individ i vetëm nga opozita tregon që mund të ketë pasur episode që e kanë kaluar natyrën e një protestë normale, por në asnjë rast nuk ka pasur dhunë të organizuar nga opozita. Prandaj dhe deklaratën e Presidentit nuk e kemi marrë si akuzë ndaj PD. Presidenti ka më shumë informacion  dhe kjo do të zbardhet në ditën në vijim”, tha Bardhi.