35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Djelmosha kuqezinj/ Vironi-Imeri, leksione atdhedashurie

spot_img

Ata janë ende të rinj por përgjegjësinë për ngjyrat që përfaqësojnë i ndjejnë më shumë se kurrë.  Giacomo Vrioni dhe Omar Imeri, dy lojtarët e kombëtares U-21, kanë shprehur respektin më të madh për fanellën e kombëtares shqiptare.

Të dy talentet shumë premtues kanë dalë ditën e sotme në një konferencë në shtyp, në prag të ndeshjes së parë eliminatore Shqipëri-Turqi që do të zhvillohet më 23 mars në orën 19:00 në “Elbasan Arena”.

Vrioni, lojtari i talentuar i Venezias në Itali, ka nënvizuar ‘shpresat’ do të japin maksimumin për ta nisur me një rezultat pozitiv këto eliminatore.

“Shpresojmë të bëjmë maksimumin si në çdo ndeshje të sezonit të kaluar eliminator dhe të na vijnë sa më shumë njerëz për të na përkrahur. Synimi është të bëjmë më të mirë dhe jemi të sigurt që do e bëjmë këtë dhe do kërkojmë tre pikët në çdo takim.

Ndërkohë që Omar Imeri në fjalën e tij nuk e fshehu emocionin e përfaqësimit të Shqipërisë. “Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë. Jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë”, tha ai. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat