fbpx

Do kemi variante pas Omicronit? Ja si përgjigjen Pipero dhe Alimehmeti

7927FC85-90D0-4713-A908-E79608B0EE6B.jpeg

Varianti “Omicron” ka ngritur alarm në të gjithë botën për shkak të transmetueshmërisë dhe faktit që nuk dihet se sa efekt kanë vaksinat tek ky variant.

Mbrëmjen e sotme në “Open” u diskutua rreth kësaj teme. Teksa u pyetën nëse do të ketë variante pas Omicronit, mjeku Pëllumb Pipero dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti thanë se mund të jetë fillimi i fundit të pandemisë.

Pipero: Sa më gjatë të jetë virusi mes njerëzve, aq më gjatë mund të krijohen mutacione të reja. Omicrone nuk duhet të kalojë me lehtësi por mendoj se është fillimi i fundit të pandemisë. Por nuk mjaftojnë dy doza vaksinash.

Alimehmeti: Besoj që është fundi i maratonës. Ajo çka mund të bëjmë është të ngremë imunitetit tonë se javët në vijim do të jemi të gjithë të vaksinuar. Personat më të shëndetshëm e bëjmë dhe më mirë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303