TË FUNDIT

“Do punoj pa reshtur”/ Lulzim Basha del para mediave: Ujërat janë të turbullta

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononim për media nga ambientet jashtë Kuvendit, ka komentuar zhvillimet e fundit në PD dhe rikthimin e Sali Berishës në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

 “Siç ju thashë, një nga vlerat e PD është orientimi euroatlantik, në bazë të këtyre vlerave kam marrë vendimet dhe përgjegjësitë e mia. Unë do të punoj pa reshtur, ujërat kanë qenë të trubullta, por do të qartësohen”, tha Basha.

Nga ana tjetër ai u ndal dhe te aksioni i SPAK për çështjen e inceneratorëve, që kulmoi disa ditë më parë në dhënien e urdhërarresit për deputetin soialist Alqi Bllako.

“Po futem në një parlament, ku ka ndodhur diçka e rëndësishme, është mishëruar një hap i parë, për vjedhjen e shekullit, që është afera e inceneratorëve. Nuk mund të mos shpreh keqardhjen që kësaj ngjarje i mbivendosen zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike. Dua ta theksoj se kjo aferë ka për qëllim të vërë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës të niveleve më të larta. Nuk bëhet thjesht për dënime individësh, por për akte korruptive që gërryejnë xhepat e shqiptarëve”, tha Basha, i cili ritheksoi apelin që SPAK të kryejë hetime për udhëruesit e inceneratorëve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat