‘Do rikthehesh sërish në politikë’? Përgjigjet Tahiri

WhatsApp-Image-2019-02-11-at-14.42.45-675x450.jpeg

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është prononcuar ditën e sotme sapo ka dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Tahiri u shpreh për mediat se kërkesa e tij për të mos u zgjatur më hetimet për të është pranuar nga Gjykata.

“Për mua dhe Prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe Prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në germën e fundit”, u shpreh ai.

Më tej, i pyetur në lidhje se nëse do i rikthehet sërish politikës, Tahiri thotë se ‘ka kohë për të gjitha’.

Së fundmi, ish ministri i Brendshëm tha se nuk ka folur aspak, por ka lënë drejtësia të flasë./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303