TË FUNDIT

“Do rrisin gjobat për…”. Ministrja Kumbaro e prerë, tregon ç’do ndodhë pas disa muajsh

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka komentuar ligjin për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike nga 1 qershori, ka deklaruar se gjobat për shkelësit do të rriten sepse qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.

“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve.

Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur ti qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat