fbpx

“Do shihemi në zgjedhje/ Basha i ashpër me djalin e deputetit Rrahja

ce1406b3f58df378288905bd3e16bf75_L.jpg

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, përfitoi nga një takim me të rinjtë në Krujë për t’i kthyer edhe një përgjigje djalit të deputetit socialist Rrahman Raja, Rexhepit, i cili i tha kryedemokratit një vit më parë kur u arrestua se “do shihemi në zgjedhje”.

Basha tha se Rrajat nuk do guxojnë të prekin votën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme.

“Rama ia ka lënë pushtetin në dorë Rrajave, ata bëjnë gjithçka, dhe kur vijnë zgjedhjet del Rraja dhe më thotë “do shihemi në zgjedhje”. Unë dua t’i them sot atij, do ta shohësh ti, dhe gjithë soji e sorollopi yt. Kjo betejë nuk bëhet për Bashën, por për të gjithë shqiptarët, dhe mjerë ata që kësaj rradhe do guxojnë të prekin votën e shqiptarëve,” deklaroi Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303