‘Do të vras’. 46-vjeçari dhunë ndaj gruas, Policia merr telefonatën e papritur

automatik.jpg

Një 46 vjeçar nga Mirdita është arrestuar nga policia në kushtet e flagrancë pasi ka kërcënuar për të vrarë bashkëshorten, ndërsa ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Specialistët  e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh.,46 vjeç, banues në Mirditë

Ky shtetas në banesë  në mënyrë sistematike ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve,  e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në  banesën e shtetasit A.SH, ku gjatë  kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303