TË FUNDIT

Do të zbukurohen apo jo Tirana dhe Durrësi për festa? Kryeministri merr vendimin

Situata e rënduar që la pas tërmeti i 26 nëntorit vuri në diskutim zbukurimet e qyteteve për festat e fundvitit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Rama ka bërë të ditur se Tirana dhe Durrësi do të zbukurohen.

“Duhet të rikthehet jeta”, ka theksuar kryeministri ndër të tjera. “Tirana dhe Durrësi duhet të zbukurohen për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Të zbukurohen njësoj si qytetet e tjera“, është shprehur Rama, ndërsa kujtojmë se dritat e ndezura për festa janë fikur që nga e marta që lamë pas.

Sipas kryeministrit, Tirana dhe Durrësi duhet t’i rikthehen normalitetit, sidomos në prag të ndërrimit të viteve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat