“Do t’i nxjerrim ‘ujin e zi'”/ Reagon Rama pas arrestimit të nipit të deputetit socialist

Kryeministri i vendit, Edi Rama sapo ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me arrestimin e Redjan Rrajës, i cili dyshohet si autor i atentatit ndaj prokurorit, Arjan Ndoj.

Rama shkruan se përshëndet punën e policisë si dhe thekson se ‘do t’ia nxjerrë ujin e zi’ të gjithë grupeve kriminale.

Postimi  i Ramës:

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë