TË FUNDIT

“Do t’i shkojmë deri në fund…”. Nis protesta në Sheshin “Skënderbej”

Një protestë kundër vrasjes së qenve ka nisur ditën e sotme në Sheshin “Skënderbej”. Shumë aktivistë janë mbledhur dhe kanë bërë thirrje të forta.

 “Do ta çojmë protestën deri në fund, deri në hapjen e një strehe për qentë. Jeta e tyre nuk respektohet, vriten në mënyrë makabre. Fajtorët të dënohen. Do të firmosim një kallëzim penal për këtë vepër makabre, për këtë tregim horror. Do ti shkojmë deri në fund, i pëlqen apo si pëlqen kryetarit të bashkisë, drejtësia do të flasë. Dosjet janë aty, provat janë aty. Në kallëzim penal kërkuam të merret parasysh kjo kërkesë. Të pezullohet puna në spital dhe të ndalojnë punë ata që kanë gisht në vrasjen e qenve”, -është shprehur një nga aktivistet e pranishme në protestë. 

Aktivistët kërkojnë drejtësi për mbi 14 mijë qenë, që sipas tyre janë vrarë nga Bashkia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat