Doktor Pipero zbulon se kur pritet të jetë piku i të infektuarve me koronavirus

Për mjekun e njohur infeksionist Shqipëria ende nuk e ka kaluar pikun e infektimeve me koronavirus. Sipas mjekut Pëllumb Pipero, vendi ynë pritet të ketë pikun e të infektuarve, javën e ardhshme.

“Unë e kam thënë vazhdimisht që kjo javë që jemi dhe java e ardhshme do të jenë javë të vështira”, tha Pipero.

Ai gjithashtu tha se në pavijonin infektiv mosha 50 dhe ajo e tretë përbejnë numrin më të lartë të të shtruarve.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha për Tv Klan se janë shumë pak të rinj të shtruar në spital.