Dokumentari i RAI 3 për mafien dhe drogën në Shqipëri, Basha: Në muajin shtator do të…

Sot në mbrëmje do të publikohet dokumentari i RAI 3, ku ka paralajmëruar se do të shfaqë pjesë nga mafia dhe trafiku i drogës në Shqipëri.

“Një pasqyrë e rëndë e trafikut të drogës, dëshmitë e anti-mafias janë se kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit të Shqipërisë. Sasia e kultivimit këtë vit është pesë herë më e lartë. Organizatat shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj të trafikut të kokainës. Kjo është zhvilluar për shkak të pandëshkueshmërisë që i ka dhënë qeverisja”, tha Basha në një deklaratë për media.

Më tej, ai tha se krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Kriminelët e kërkuar në Europës shëtisin të lirë në Shqipëri, paratë e krimit pastrohen haptasi në Tiranës. Këto janë gjetjet e dokumentarit. Droga dhe krimi kanë përhapje të tillë kur tashmë rrezikohet siguria kombëtare dhe e ardhmja ekonomike. Sektori bankar, i turizmit, janë sektorë që po kapen nga krimi. Bumi i ndërtimeve në Tiranë janë të financuara direkt apo indirekt nga paratë e drogës. Një sërë ndërtimesh në Tiranë që janë planifikuar në Tiranë por nuk janë bërë ende, janë me para të drogës. Projektet e resorteve në bregdet mbi prona të grabitura janë gjithashtu me paratë e drogës”, tha më tej kryedemokrati.

Së fundmi, Basha tha se Shqipëria ka nevojë për një program radikal kundër krimit dhe drogës.

Më tej, ai paralajmëron se në shtator do të shpalosë planin e PD kundër pastrimit të parave.

“Në muajin shtator do të bëj të ditur me detaje planin tonë kombëtar kundër pastrimit të parave. Ka nisur hartimi i disa ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave. Një paketë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve dhe personave publikë. Hetimi do të ndjekë origjinën e parave të investuara, si për ndërtimin e objekteve private ashtu edhe për PPP apo blerjen e pronave brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në këtë kuadër PD ka marrë ekspertë të huaj, për rikuperimin e pasurive të vjedhura të shqiptarëve”, përfundoi Basha.