Dokumenti sekret i SHISH që alarmoi Ilir Metën: Ja kush do ta digjte Kuvendin

PROTESTA-GREQI2.jpg

Presidenca ka dorëzuar në Komisionin Hetimor, letrën e SHISH, të cilës presidenti Meta, iu referua, teksa foli për një sulm të mundshëm ndaj parlametit të Shqipërisë, një arsye më shumë se përse ai vendosi të ç’dekretojë datën e zgjedhjeve.

Sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, SHISH ka informuar presidentin, se një grup paramilitarësh nga Kosova, ka mbërritur në Shqipëri me mision për të djegur Kuvendin e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH informon, se agjentët e infiltruar brënda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 Qershorit,  do të përfshihej  një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare. Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë“.

Kujtojmë se deklarata e Metës në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, për rrezikun e djegies së Kuvendit, bëri mjaft bujë, madje pati edhe gazetarë pranë qeverisë, të cilët deklaruan se SHISH nuk e ka dhënë asnjëherë një informacion të tillë, por me sa duket presidenti ka patur vërtetë një letër me këtë përmbajtje nga shërbimi informativ.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303