Dolën detajet e reja, autorët me makinë të vjedhur në…

Kanë dalë detaje të reja nga atentati i prokurorit Arjan Ndoja. Dyshohet se makina e përdorur nga autorët është vjedhur në Kavajë dhe dyshohet që autorët të jenë nga Lushnja.

Pak ditë më parë u raportua se target e makinës të cilën kanë përdorur autorët i janë vjedhur makinës së një shtetasje nga Tirana me inicialet V.Gj e cila edhe është marrë në pyetje.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoja:

Rreth orën 17:30 të datës 1 nëntor, një atentat ndodhi tek mbikalimi i Shkozet kun ë makinë ndodheshin Arjan Ndoja, Land Muharremi i njohur si “Rrumi” dhe shoferi i Ndojës, Andi Maloku.

Sipas Policisë, ndaj makinës me targa AA 333 ZD, është qëlluar me armë zjarri ku për pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën prokurori Arjan Ndoja, Andi Maloku 30 vjeç si dhe Landi Muharremi njohur ndryshe si Aleksandër Laho 48 vjeç.

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjendje më të rëndë se të tjerët.