“Doli përpara me levë të më vriste ndaj e zura me makinë”, sherri që për pak përfundoi në vrasje në Shkodër (Detaje)

sherr-1.png

Zbardhen detaje të reja të konfliktit të rëndë ku mbeti e plagosur Kaltrina Hila.

Kjo e fundit ka rrëfyer se si Hilë Simoni, që ka një konflikt me bashkëshortin e saj e ka dhunuar fizikisht.

”Fillimisht më goditi dhe më pas më zuri me makinë”, tha Katrina Hila.

Por autori ka një tjetër dëshmi të kundërt. Ai thotë se ishte fillimisth 54- vjeçarja që i doli me levë hekuri për ta vrarë.

Po ashtu ai sqaron se e zuri me makinë nga frika se mos e godiste me levë.

”Katrina Hila më doli para me një levë hekuri për të më vrarë dhe në atë moment nga frika e kam zënë me makinë”, thotë Hilë Simoni.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303