fbpx

“Donte t’i shpëtonte qenve, bie nga ura, thyen kafkën”, vëllai ngre alarmin: Ky njeri po rrezikon…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2.jpg

Një 14-vjeçar është sulmuar nga dy qen dhe është rrëzuar nga ura për t’ju shpëtuar atyre por për pasojë ka thyer kafkën.

Vëllai i 14-vjeçarit tregon për JOQ, se qytetari me iniciale, A.M është kthyer në rrezik për banorët, pasi qentë i lë në rrugën ku kalojnë nxënësit.

“Shiko çfarë bën ky i sëmurë nga Rrësheni. Për shkak të këtyre qenve që ai mban që i përdor për ndeshje. Vëllai im 14 vjeç u aksidentua rëndë duke thyer kafkën pasi ra nga një urë duke ju ikur sepse e zunë në urën ku s’kishte nga t’ja mbante dhe policia nuk bëri asgjë dhe qentë i mban në rrugën ku kalojnë fëmijët e shkollës në Rrëshen dhe akoma janë aty. Te lutem shpërndaje. Ky quhet A.M dhe nuk po e ndal njeri, po torturon kafshë dhe po rrezikon jetë njeriu”, shkruan qytetari nga Rrësheni.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303