fbpx

Dorëheqje? Basha: Do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e 6 marsit, kauza është forcimi dhe ringritja

gbdgdbhgdbhjdhjkdhn.jpg

Ditën e sotme Lulzim Basha u shpreh dhe njëherë se është i gatshëm të bëjë gjithçka që Partia Demokratike të ringrihet dhe bashkohet.

Së fundmi në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Basha përsëriti se do të bëjë gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar si pasojë e humbjes në 6 mars.

I pyetur nga gazetarët nëse “gjithçka” do të thotë dorëheqje, Basha nuk dha detaje, duke kërkuar që sot të fokusohen te inceneratorët, ku pritet të miratohet raporti përfundimtar.

“Unë personalisht do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar në 6 mars. Jam i gatshëm të bëj gjithçka për PD. Unë e kuptoj që ju me këtë mund të nxirrni një lajm, por do të shkatërroni atë që i intereson publikut. Kur them që jam në dispozicion të PD jam. Ama një gjë kauza është forcimi, dhe ringritja e PD. Kushdo që mendon se mund të më bëjë presion mua apo demokratëve i shërben shkatërrimit të PD. do të jem i gatshëm të bëj gjithçka. Ne kemi nisur një proces që nisi që të hënën, e kemi vazhduar të artën, do ta vazhdojmë përsëri. Disa kanë kërkuar që procesi të shtrihet edhe në bazë në mënyrë që procesi t’i shërbejë bashkimit.

Është gjëja më e gabuar të më ftoni të bëj spekulimi sepse unë nuk e di që paska shpallur garë zoti Berisha dhe Shehaj. Unë di që sot është miratimi i raportit të inceneratorëve. Nëse Berisha mbështet atë që kemi thënë ne shumë mirë ka bërë”, tha Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303