TË FUNDIT

Dorëzohet në KQZ dorëheqja e Valdrin Pjetrit nga Bashkia Shkodër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë në dorëzim kërkesën e këshillit të ri bashkiak të Shkodrës për shpalljen e vakancës për kryetarin e bashkisë.

Me firmën e Brisela Kadijas është argumentuar se fituesi i votimeve të 30 qershorit Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqjen. Ndërsa më tej duke u mbështetur në nenin 161 dhe 60 të ligjin për administrimin e pushtetit vendor kërkohet prej institucionit qendror të zgjedhjeve që të rizhvillohen votimet.

Sipas nenit 161, është KQZ që duhet të shpallë pavlefshmërinë për votimet, por dhe duhet të zhvillojë zgjedhjet e radhës brenda 45 ditëve.

Sërish duket se socialistët edhe në këtë rast do të jenë të vetëm, pasi opozita procesin e 30 qershorit e konsideron të paligjshëm. Nga ana tjetër edhe presidenti është shprehur me dekret për zhvillimin e zgjedhjeve në të 61 bashkitë në 13 tetor.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat