TË FUNDIT

DPSHTRR reagon urgjent pas vendimit të SPAK, vjen njoftimi i rëndësishëm

Ditën e djeshme SPAK lëshoi disa urdhër-arreste për disa punonjës të DRSHTRR pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i DPSHTRR që ka bërë të mundur pezullimin nga detyra punonjësin e QKT Durrës ndërsa po hulumtohet çdo shkelje.

“Siç del edhe nga informacioni i bërë publik, ndryshimet dhe masat e marra nga DPSHTRR në 9 Nëntor 2021, mes sistemeve apo lëvizjeve, kontrollit por edhe monitorimit të vazhdueshëm, ua kishin bërë ferr jetën sekserëve por gjithashtu rezulton se duhet bërë më shumë për parandalimin e rasteve të tilla, të bindur se sektorë të tillë janë të ekspozuar ndaj tundimeve e riskut! DPSHTRR po investon të sofistikojmë më tej ndërveprimin e sistemeve mes sektorëve e shërbimeve, të fuqizojmë monitorimin interaktiv dhe auditimin, të forcojmë kontrollin e brendshëm dhe bashkëpunimin me qytetarët për rritje të ndërgjegjësimit dhe transparencës!”, thuhet në njoftim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat