TË FUNDIT

Dramë/ Përdhunoi vajzën e sëmurë mendore, gjykata ul dënimin për të moshuarin

Tre vjet e katër muaj burgim. Kaq ka vendosur gjykata e Rrethit në Lezhë, se duhet të vuajë një burrë në moshë të thyer i cili ishte nën akuzë për seks me dhunë.

K.P., 75 vjeç, u gjet fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një vajzë të sëmurë mendore në Lezhë.

Akuza e ngritur ndaj tij ishte marrëdhënie seksuale me persona të paaftë për tu mbrojtur.

Në procesin gjyqësor ndaj tij, plaku kërkoi gjykim të shkurtuar duke përfituar uljen e një të tretës së masës së dënimit që parashihet në Kodin Penal.

I moshuari u arrestua para pak kohësh pasi doli një video në rrjete sociale ku ai shfaqej duke abuzuar seksualisht me vajzën e familjes K. në Lezhë.

Kjo familje përjeton prej vitesh dramë pasi gjithsej janë tre motra që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Disa herë ato janë abuzuar seksualisht në Lezhë duke pasur deri dhe raste shtatzënie.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat