fbpx

Drejt Kosovës me pistoletën plot me fishekë në makinë, arrestohet 56-vjeçari shqiptar

94D30106-76CF-4FB9-ABF8-7FABBE5763B1.jpeg

Ditën e sotme Policia e Kosovës në pikën kufitare të Morinë, kanë ndaluar një makinë me targa shqiptare për ta kontrolluar, e cila drejtohej nga i dyshuari SH.C. (1965).

Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në sirtarin para ulëses së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë (7) fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Siç njofton Policia, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar për të marrë përsipër çështjen.

“Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.” thuhet në njoftimin e policisë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303