Drejtësia shqiptare i kushton shumë BE, i jep qeverisë 42 mln euro

Screenshot_5-23.jpg

BE i ka dhënë Shqipërisë edhe 42 milionë euro për Reformën në Drejtësi, nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes Financiare IPA 2018.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka dhënë një deklaratë për mediat, teksa ka foluar reformën në drejtësi dhe negociatat.

“Unë mendoj se Shqipëria është gati për të hapur negociatat. Qytetarët kanë shpresë te reforma në drejtësi dhe ajo vjen në një moment të rëndësishëm. Ne presim që Shqipëria të kthehet në familjen që ka qenë gjithnjë pjesë. Duhet të vazhdojnë kontaktet mes Qeverisë shqiptare dhe aktorëve dhe marrëveshja (e firmosur sot) tregon angazhimin e BE-së ndaj Shqipërisë”, tha Soreca.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303