Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka paralajmëruar se masat do të lehtësohen por duhet shumë kujdes nga qytetarët tha ajo.
Sipas znj. Fico rënia e numrit të të infektuarve në vendin tonë i atribuohet gjurmimit të saktë të lidhjeve apo kontakteve që mund të kenë pasur personat që më parë kanë rezultuar pozitivë më COVID-19.
Por sa i takon analizës së gjakut e cila vërteton nëse një person e ka kaluar ose jo këtë virus, sipas drejtores së Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, ajo do të aplikohet kur të jetë gati.

