fbpx

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Brataj tregon arsyet pse po shtohen rastet me koronavirus

Lehtësimi i masave dhe ulja e vigjilencës nga qytetarët por edhe nga stafi mjekësor ka bërë që javën e fundit shifrat e të prekurve më koronavirus në vendin tonë kanë qenë të konsiderueshme.

Deklarata është bërë nga drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

“Politizimi i shëndetësisë mund të sjellë dhe katastrofën me aq sa po shohim deri më tani. Ne themi të lirohen masa por nuk po hap aktivitete ku ka grumbullim njerëzish. Këto grumbullime mund të sjellin katastrofa, kinema, teatro apo dhe ndeshje futbolli. Pati shumë pak të infektuar dhe të sëmurë, karantina ishte shumë e vështirë për të gjithë. E kemi akoma këtu virusin, nuk ka ikur.

Kjo ka sjellë një ulje të vigjilencës dhe tek personeli mjekësor dhe kjo ka sjellë dhe një shtim të rasteve. Duhet të bashkëjetojmë me virusin. Duhet të mësojmë të respektojmë rregullat e higjienës. Një pacient që futet në qendrën shëndetësore apo shkon tek mjeku i familjes, duhet të trajtohet si i sëmurë, duhet të përdoren të gjitha masat mbrojtëse.

Është ulur vigjilenca, shumë njerëz mendojnë se ishte thjeshtë një lojë. Nuk mund të bëhet imunizimi i popullatës i planifikuar apo i drejtuar. Imunizimi i popullatës nuk bëhet dot me një virus që vjen për herë të parë dhe nuk ka një vaksinë ende. Nuk mund të mbyllet jeta përgjithmonë është normale.

Virusi është më i dobësuar, COVID-19 bën pjesë në një familje të koronavirusit si SARS dhe MERS të cilat u shfaqën në një agresivitet më të lartë se ky i fundit. Sa vjen dhe dobësohet virusi. Jemi në fund të sezonit ndaj e ka kaluar kulmin”, tha ndër të tjera Skënder Brataj, në një intervistë në “Oranews”.