Dritan Zagani rrëfen si u ndie nga vendimi për Tahirin: Ja kush u dënua vërtet

Ish drejtuesi i policisë, heroi i cili ka denoncuar lidhjet e policisë me trafikantët e drogës në Fier e Vlorë, Dritan Zagani, është shprehur gjyqtarja e trupit gjykues që dha dënimin për Tahirin mbrëmë futi atë (Dritan Zaganin) në burg me kërkesë të ish ministrit të brendshëm.

“Doli ashtu siç e kishte parashikuar. Saimir Tahiri do të dënohej sa për sy e faqe. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama.” Ky është opinioni i Dritan Zaganit në një lidhje telefonike për Ora Neës sot pasdite.

I pyetur nëse është apo i zhgënjyer për vendimin Zagani iu përgjigj: “I zhgënjyer nuk kam pse të jem, Jam i kënaqur që parashikimi im ka dalë. Do bënin diçka për ti hedhur pluhur situatës në të cilën ndodhet momenti që po kalon qeveria në vendin tonë. Jam i kënaqur për veten time. Kjo është një provë domethënëse që unë të çoj shtetin shqiptar në Strasburg sa më parë të mundem.

Në prizmin personal jam shumë i kënaqur, në prizmin e situatës është diçka që do ndodhte: Saimir Tahiri nuk do shkonte në burg se po të shkonte do të shkonte dhe Edi Rama. Ai mori një dënim simbolik, një dënim sa për sy e faqe. Këtë e kam thënë. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama ai që është. Harrojeni!”

Zagani tha se nuk është ndërprere ne asnjë moment prodhimi i kanabisit vetëm se tani është në duar të kontrolluara.

“Nuk është prerë në asnjë mënyrë prodhimi i kanabisit. Informacionet që kam flasin për tunele të mëdha të kultivimit të marijuanës me llamba.Këtë fenoneme i kam verifikuar vetë që kur isha atje. Kultivimi është koncentruar në ato duar që punojnë për pushtetin. Ështe zvogëluar prodhimi për popullin e gjerë por jo për ata që trafikojnë.  Kultivimi është në mënyrë të organizuar. Ka ambiente që policia nuk guxon ti shohë shtrembër. Ka ambiente ku kultivimi bëhet i mbyllur dhe me sistem dritash dhe ky prodhim ka shumë fitim. Ky është trafiku i vërtetë dhe jo fshatarët e Velçes në Vlorë. Tani është i kamufluar sa ka kërkesë tregu nga trafikantët shqiptar aq ka dhe prodhim por nuk është si në kohën e Saimirit kur vajti kilja e hashashit sa kilja e jonxhes tashmë është e kontrolluar”.