Drithëruese/ Zbulohet telefonata e fundit që bëri 23-vjeçari para se ta thernin

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit, Florian Selimit, i cili u ekzekutua me thikë ditën e djeshme në Fier.

23-vjeçari, kishte ndaluar anash rrugës për të riparuar një defekt për makinën e tij. Gjatë këtij momenti Selimi ka kërkuar ndihmën e të atit.

Ende nuk dihet sesi ka nisur konflikti midis të rinjve, por siç raportohet ato janë konfrontuar fizikisht me viktimiën.

Ndërkaq, policia arrestoi mëngjesin e sotëm dy autorët e dyshuar për ngjarjen: S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

“Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Kujtojmë se trupi i të riut u gjet nga banorët e Sulajt mëngjesin e djeshëm në një kanal, i vrarë me mjet prerës thikë.

Pranë trupit të të riut u gjet dhe makina e tij, me një gomë të hequr dhe kofano të hapur, ndërsa nuk dihet ende dinamika që ka çuar në këtë krim të rëndë, pavarësisht se policia e klasifikon si një vrasje për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.