fbpx

Droga e kapur në portin e Durrësit, dalin detaje të reja

3f3c0f1811f62af544ac55cbf73a4a2d_L.jpg

Dalin detaje nga heroina e kapur ditën e sotme në portin e Durrësit.

Mësohet se sasia e heroinës prej 11 kilogramësh kishte si destinacion final Italinë, ndërsa automjeti i tipit “Opel”, ku u gjet lënda narkotike, dyshohet se është modifikuar në Kosovë.

Në gomën rezervë të automjetetit është bërë një hapësirë posaçërisht për të fshehur diçka.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve në port, qeni antidrogë ka konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i imtësishsëm në gomën rezervë të automjetit dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Autoritetet vunë menjëherë në pranga shoferin e automjetit, kosovarin që jeton në Zvicër Agim Sylejmanin, i cili kishte hyrë dje në vendin tonë nga Kosova.

Sulejmani ka dëshmuar para bluve se nuk ka lidhje dhe nuk di asgjë për heroinën

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303