Një shqiptar 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap me 44 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pikërisht në rrugën periferike të Zagorit në Janinë.
Me anë të një qeni nuhatës, policia ka arritur të identifikojë një makinë e mbushur plot me drogë, ku sekuestruan 41 pako me 43 kg 800 gram marijuane.
Mësohet se përveç 41 pakove, policia konfiskoi edhe 735 euro dhe 2 telefona celularë./real-news.tv

