TË FUNDIT

Drogë në oborrin e shtëpisë, pranga dy personave

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në oborrin e banesës së tyre.

Ndërkohë, një grua është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas nga Lazarati dhe procedohet penalisht një shtetase. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

N.R., 60 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

A.B., 59 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Gjithashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasia Z.H.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat