Drogën e mbanin në makinë, kapen dy korçarët e rrezikshëm

4395a45d4f3b4ed336e8e166f59df27a_L.jpg

Dy persona janë arrestuar në Korçë, ku policia ka goditur një tjetër rast në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Bëhet me dije se dy të arrestuarit posedonin 1,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis si dhe para.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Falë bashkëpunimit Komunitet-Polici, goditet një tjetër rast në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare në lekë, euro, dollarë dhe paund britanikë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin, se një shtetas ishte duke transportuar një sasi të dyshuar narkotike me mjetin e tij në drejtim të qytetit të Korçës, organizuan shërbimet dhe falë vlerësimit në kohë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • I.Dh, 36 vjeç dhe
  • F.A, 35 vjeç, (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Korçë.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në fshatin Bregas, Maliq, ndaj automjetit tip “Audi A3” me drejtues shtetasin I.Dh., dhe pasagjer shtetasin F.A, gjetën të fshehur në pjesën e prapakolpit të tij një sasi prej 1,2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303