15.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Dua reflektim për betejën tonë”, Rama pyet socialistët: A jam unë kryeministri më i mirë?

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në këto momente më deputetët në Elbasan, ku edhe po mban një fjalim. Ai është shprehur se ka bërë gjithçka ka mundur dhe thekson se ai është alternativa më e mirë sot për shqiptarët.

Rama ka kërkuar reflektim nga të gjithë dhe ka pyetur deputetët nëse ai është më i mirë dhe meriton një mandat të tretë.

PJESË NGA DEKLARATA

Këtu jemi mbledhur që tu ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejt, sot dua që ta nisim dhe ta kryejmë në javët e ardhshme bashkarisht. Dua një reflektim se si duhet të vijojmë betejen tonë, si skuadër dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar një mandat tjetër nga qytetarët tanë.

Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht me zë të lartë, që kam priviligjenin të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për ta, po ju jeni deputetët më të mirë që mund të kenë qytetarët? A është kjo që kemi bërë më e mira? Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë, se sa unë dhe sa ju, këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat