Një protestë u zhvillua ditën e djeshme nga kontrollorët e trafikut ajror në Aeroportin e Rinasit ku edhe u pezullua puna. Mirëpo lidhur me këtë situatë është pyetur edhe kryeministri Rama i cili ndodhet në Tepelenë në kuadër të takimeve elektorale.
Teksa poston foto nga turi i tij, një komentues i shkruan kryeministrit se duhet të ishte në Rinas dhe se shteti ka rënë, ndaj nuk ka kuptim që vazhdon fushatën. Nga ana tjetër Rama i sugjeron të rrijë dhe të shohë.
Komentuesi: Tani duhet të ishe në Rinas jo në Tepelenë, shteti ka rënë s’ka kuptim që vazhdon fushatën dhe nuk merr masa për këtë që ndodhi, është rënia e shtetit.
Edi Rama:…mos qa hallin e shtetit ti se nuk bie shteti jo! Rri e shiko!

