fbpx

‘Duhet të urojmë Kosovën’, trajneri çek: ‘Dardanët’ po shkruajnë historinë

1567875565_trajneriicekise.jpg

Trajneri i përfaqësues së Republikës Çeke, Jaroslav Silhavi, pas ndeshjes së humbur me shifrat 2-1 kundër Kosovës është shprehur se ‘dardanët’ e merituan fitoren.

“Duhet të ua uroj fitoren Kosovës. Një humbje jo e lehtë për ne. Luajtëm mirë e dhamë maksimumin gjatë gjithë kohës. Gabimet tona ndikuan në rezultat dhe duhet të ua urojmë fitoren. Ndoshta ndeshjet të cilat i kemi zhvilluar në shtëpi, kemi menduar që do të shkojmë përpara. Unë edhe më herët e përmenda, ishte një ndeshje e ashpër dhe në fund humbëm. Shënuam një gol shumë herët, mirëpo kur na barazuan, ata filluan të shpejtojnë sulmet. Fati nuk e deshi që Patrik Shik të shënonte edhe golin e dytë. Po të shënonte gjërat normalisht që do të ishin ndryshe.”

Më tej trajneri i Çekisë foli me fjalë të mëdha për ‘dardanët’: “Kosova është duke krijuar një histori, është e dukshme që të gjithë djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës janë lojtarë që luajnë jashtë vendit dhe mjafton kur e shikojmë që gjestet në fushë të Muriqit tregojnë se më të vërtet kjo është një kombëtare në ngritje, po bën histori. Nuk duhet të themi një shtet i vogël dhe me thënë se nuk ka ekip të madh, ka ekip të madh dhe po bën histori”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303