Pas-goditjet e tërmetit me magnitudë 5.8 vijojnë.
Tërmeti i parë 3.9 ballë i shkallës rihter është regjistruar në orën 03:24 pas mesnate, ndërsa epiqendra është e njëjtë me tërmetin e të shtunës i magnitudës 5.8, pranë Kepit të Rodonit, 10 km nga Durrësi dhe 38 km nga Tirana.
Një tërmet tjetër 3.1 i shkallës rihter është regjistruar në orën 03:47 pas mesnate.
Sipas të dhënave epiqendra ishte 9 km nga Fushë Kruja dhe 24 km nga Tirana.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 31 kilometër.
Qytetarë të shumtë i kanë ndjerë lëvizjet duke dëshmuar në rrjetet sociale se tërmeti ishte i fortë, mjaftueshëm për t’i zgjuar nga gjumi, por i shkurtër.
Sizmiologët kanë paralajmëruar për pas-goditje me intensitet të vogël pas tërmetit të fortë që mund të zgjasin me javë të tëra.


