Makina përfshihet nga flakët në ecje në Durrës

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë mëngjesin e sotëm tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Makina me targa AA 144 RN mësohet se ka qenë duke ecur në momentin kur është përfshirë nga zjarri.

Fatmirësisht drejtuesi i saj ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime, ndërsa si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në mjet.

Shërbimi zjarrfikës i mbërritur në vendngjarje ka bërë shuarjen e zjarrit në mjet, ndërkohë nga policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve.