Një tjetër rast shënohet nga virusi i gripit AH1N1, ku një 60-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se 60-vjeçari prej tre ditësh ndodhet i shtruar në repartin e reaminacionit të kirurgjisë në spitalin e Durrësit.
Kujtojmë që deri më tani kanë ndërruar jetë 4 persona si pasojë e këtij virusi.
Një rast ishte nga Tirana, dy nga Elbasani dhe një e moshuar nga Shkodra që humbën jetën si pasojë e prekjes nga AH1N1.
Mjekët këshillojnë qytetarët të vaksinohen për tu mos prekur nga virusi AH1N1./real-news.tv

