TË FUNDIT

Durrës/ Vdekja e 25-vjeçarit, arrestohen 2 persona

Dy persona kanë rënë në pranga nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Shkozet të Durrësit, ku humbi jetën një 25-vjeçar.

Viktima punonte si shpërndarës picash, i cili vdiq pasi u përplas nga një autobus dhe një makinë.

Në pranga kanë rënë:  F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë; P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobus tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat