Durrësi si Venecia, përmbytje dhe trafik i tmerrshëm

1a67adaee03245e3b8914e7a8f371d8c_L.jpg

Dita e sotme ka nisur dhe po vijon të ketë shi të dendur në shumë qytete të Shqipërisë.

Moti i keq ka bllokuar qytetin e Durrësit pasditen e sotme.

Mësohet se era e fortë dhe shiu kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.

Situata është bërë problematike në kryqëzimin e ‘Stadiumit’, rrethrrotullimi tek ‘Stacioni i trenit’, shëtitorja ‘Taulantja’, pasi uji ka arritur disa centimetra.

Kjo situatë ka ndodhur si pasojë e bllokimit të kanalizimeve në qytetin e Durrësit dhe njëherazi ka shkaktuar shumë kaos në trafik.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303