Dy aksidente të njëpasnjëshme në Vlorë

aksidenti.jpg

Dy aksidente automobilistike kanë ndodhur sot në qytetin e Vlorës.

Në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, një automjet përplasi një këmbësor dhe më vonë ka goditur një automjet.

Kalimtari është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, aksidenti i dytë është regjistruar në zonën e ‘Kuzum Babasë’, ku një shoferi i automjetit ka humbur kontrollin dhe makina është përmbysur. Ai ka pësuar lëndime të lehta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303