Dy herë përballë Kosovës, historia e veçantë e kameramanit anglez

Kosova luajti mbrëmë kundër Anglisë në stadiumin “St.Mary’s”, e cila u mbyll me rezultatin 5:3 në favor të Anglisë. Një ndeshje plot emocione dhe një detaj i rëndësishëm, që nuk u anashkalua nga mediat.

Në qendër të vëmendjes u vendos kamaramani Chris James, i cili mbrëmë xhiroi ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Anglisë.

James kishte qenë dështimar i situatës në Kosovë, pasi që ai vetë kishte xhiruar në territorin e vendit në vitin 1997, siç tregon gazetari i ITV Sport, Gabriel Clarke.
Tani, 22 vjet më pas, James u bë vetë dëshmitar i ngritjes së Kosovës, ashtu siç është cilësuar nga mediat britanike “nga joekzistente në prag të kualifikimit për EURO 2020”, pasi xhiroi në ndeshjen e mbrëmshme.

Megjithatë, kosovarët e shprehën mirënjohjen e tyre për ndihmën e Anglisë në bombardimet e NATO-s përmes pankartave si ajo ku shkruhej “Falë juve, tani ne luajmë kundër juve. Gjithmonë mirënjohës ndaj teje, Anglia jonë e dashur”./