Dy persona rezultojnë të zhdukur prej 7 ditësh në Tepelenë

Frasher-654x450-1.jpg

Dy të rinj rezultojnë të zhdukur prej 1 jave në qytetin e Tepelenës. Mësohet se dy të rinjtë e zhdukur janë shokë me njëri tjetrin dhe familjet e tyre kanë deklaruar zhdukjen e tyre.

‘BalkanWeb’ ka publikuar fotot e dy personave të zhdukur, ku zbulon se ata quhen Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës dhe Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet.

Njoftohet se Sokol Rama nuk është një emër i panjohur për policinë lokale. 32-vjeçari është marrë me transportim të lëndëve narkotike dhe pretendohet se kjo mund të jetë një nga arsyet e zhdukjes së tij dhe të mikut të tij.

Gjithashtu, një tjetër pistë dyshimi mund të jetë ndonjë incident gjatë transportimit të drogës drejt shtetit grek ose dy miqtë mund të jenë fshehur në zonat më të thella të fshatit./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303